Telegrafi

Çfarë ishte zëri misterioz që u degjua gjatë koncertit në Los Angeles?

Të gjithë sytë u fiksuan në një orkestër që performonte simfoninë e pestë të Çajkovskit në Los Anxhelos të premten, kur një anëtar i publikut papritmas arriti një ‘orgazmë të plotë’.

Thuhet se britma e madhe shpërtheu papritur nga ballkoni në sallën e koncerteve Walt Disney, ballkon i cili kishte një turmë të madhe në të.

Anëtarët e audiencës më pas e kthyen kokën nga pjesa ku kishte ardhur zhurma, dhe aty ishte një grua e ulur pranë partnerit të saj, e cila ishte duke u përpjekur të mbushej me frymë, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Shumë pjesëmarrës raportuan se kishin dëgjuar dikë të rënkonte gjatë pjesës së dytë të simfonisë, duke ndezur një debat të ashpër në internet mbi arsyen e këtij rënkimi.

Një klip me audio në momentin kur dikush dëgjohet duke bërtitur gjatë një periudhe qetësie në performancë është bërë virale në rrjetet sociale.

Por, orkestra vazhdon normalisht pa humbur asnjë ritëm pavarësisht rënkimit të fortë. /Telegrafi/