Barcelona pësoi një turpërim në Anfield të martën mbrëma, duke humbur 4-0 ndaj Liverpoolit dhe duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Shumë pyetje janë shtuar, e shumë të tjera do të bëhen, se kush ishte fajtori më i madh i kësaj katastrofe te Barcelona.
Marca ka bërë një analizë te goli i katërt i pranuar nga Barcelona.
https://www.youtube.com/watch?v=QxC3x-yZF2k
Analiza nis me kokat e kthyera të Jordi Albas dhe Sergi Robertos te goli, kur topi ishte në kënd dhe afër tij ishte Trent Alexander-Arnold.
Por çfarë po bënin secili lojtarë i Blaugranave kur shënoi Divock Origi?
Lionel Messi është i detyruar ta shikojë edhe sezon tjetër ku talenti i tij i mrekullueshëm natyror nuk do të shpërblehet me një trofe të pestë të Ligës së Kampionëve.
Ernesto Valverde ka ndërtuar skuadër të mirë, por kur luan vetëm në shtëpi, pasi jashtë Camp Nou, shpesh dështon.
Përzgjedhja e ekipit të tij dhe qasja taktike mund të debatohet nga të gjithë, por pse ekipi i tij ishte në gjumë kur Liverpooli e shënoi golin e katërt?
Arturo Vidal ishte njeriu i caktuar që ta ruante Origin dhe deri në zëvendësimin e kilianit, i ka qëndruar pranë belgut në goditjet nga këndi.
Alba ndërroi vend kur e pa Xherdan Shaqirin që po shkonte drejt Alexander-Arnold.
Gerard Pique që është i besueshëm në zonë, ishte vetëm pas shpinës së Marc-Andre ter Stegen e jo ku përfundoi pasimi.
Clement Lenglet ishte në vendin e penalltisë, duke e ruajtur Virgil van Dijkun, kërcënimi kryesor të Liverpoolit nga këndi dhe nuk ishte në gjendje ta bënte një vrapim, pasi ishte larg.
Sergio Busquets ishte gjithashtu te penalltia, duke pritur një lëvizje nga Joel Matip.
Ivan Rakitic po e ruante Fabinhon aty në hyrje të zonës.
Edhe Sergi Roberto ishte lojtari që nuk është dashur ta kthente kokën. Ai ecte drejt zonës kur largohej nga këndi.
Ai mund të ketë qenë një nga lojtarët e mundshëm që ta ruanin Origin, edhe pse fiziku i tij nuk është se do të mund ta bënte.
Sa i përket Arthurit, është e qartë se braziliani nuk ishte në dijeni të rolit të tij mbrojtës dhe rrinte kot në mes të zonës.
Ai nuk ishte duke e ruajtur asnjë lojtarë të Liverpooli kur topi u godit nga këndi.
Luis Suarez është përgjegjës për mbulimin e zonës së ngushtë dhe ishte i vetmi që lëvizi kur u shënua goli, por ishte larg.
Lionel Messi nuk ka detyra mbrojtëse kur ka goditje nga këndi.
Fansat kanë votuar dhe Sergio Roberto shihet fajtori më i madh i këtij foli të pranuar me 28 për qind. /Telegrafi/