Liberta Spahiu njihet për paraqitjet e saj televizive qe janë mjaft seksi.
Por, jo aq seksi do të jetë paraqitja e saj televizive, megjithatë në anën tjetër mjaft karakteristike.
Prezantuesja është shfaqur me flokë të gjata të dredhura e madje të devijuara nga ngjyra e saj natyrale.
Telegrafi mëson se këtë Liberta e ka bërë te frizeri i saj dhe miku Kaci, e për këtë ajo ka përdorur flokë të shtuar.
2 kilogramë peshojnë flokët që ajo ka shtuar dhe Liberta me siguri se e ka pasur vështirë bartjen e tyre, gjithnjë sipas një batute nga vet prezantuesja në rrjetet sociale.
Ajo vetëm xhirimet e emisionit i ka kryer me këto flokë, më pas i ka larguar. /Telegrafi/