Shefat e NATO-s, të vendosur në panik nga frika se presidenti rus, Vladimir Putin mund të sulmojë perëndimin, po përpiqen të “mbledhin” së bashku 300 mijë trupa të cilat do të mund të vendoseshin në “gatishmëri të lartë”.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përkeqësuar vitin e kaluar, me insistimin e Moskës për mbështetjen e aleatit të saj sirian, presidenti Bashar al-Assad.
Po sipas medieve britanike, shumica e anëtarëve të NATO-s kanë shkurtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes në mënyrë dramatike që nga shembja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por Rusia ka bërë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake, duke mbajtur parada që përfshijnë më shumë se 100.000 trupa, çdo vit.
“Moska ka treguar forcën e saj në vitet e fundit – kur në vitin 2008 trupat ruse ‘poshtëruan’ gjeorgjianët dhe pushtuan Osetinë Jugore dhe Abkhazinë në mbështetje të rebelëve pro-rusë. Pastaj në vitin 2014 Rusia aneksoi Krimenë duke mbështetur rebelët etnik rusë në lindje të Ukrainës. Politika e presidentit Obama ‘rishkrimi me Rusinë’, e cila është projektuar për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën, është parë gjithnjë si një politikë e pajtimit”, shkruan Daily Mail.
Veç kësaj, thuhet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është akuzuar se po përpiqet të ndërhyjë në procesin zgjedhor amerikan duke bërë hakimin e e-mailave të demokratëve në Amerikë.
Por, shton më tej ky medium, përcjell Telegrafi, anëtarëve të NATO-s si Estonia, Polonia dhe Rumania, të cilët ndjehen të kërcënuar gjithnjë nga Moska, tani u është premtuar një forcë e shpejtë vendosjeje.
Në këtë drejtim, bëhet e ditur se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë: “Ne kemi parë edhe Rusinë duke përdorur propagandën në Evropë në mesin e aleatëve të NATO-s dhe kjo është pikërisht arsyeja pse NATO-ja është përgjigjur. Ne po i përgjigjemi me përforcimin më të madh të mbrojtjes sonë kolektive që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.
“Ne kemi parë Rusinë duke qenë shumë më aktive në mënyra të ndryshme”, ka shtuar më tej ai.
E përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë për NATO-n, Sir Adam Thomson, ka bërë të ditur se NATO-s do t’i merrte rreth 6 muaj kohë për të vendosur një forcë prej 300.000 ushtarësh, e cila vlerësohet se ishte thjesht shumë e ngadaltë.
Në fundjavë, zyrtarët britanikë të inteligjencës ushtarake lëshuan një paralajmërim në lidhje me një “super tank” rus i cili pretendohet se është shumë më superior ndaj çdo gjë që është në dispozicion të NATO-s.
Dokumenti pretendon se tanku Challenger II i Britanisë mund të mbizotërohet nga ai i Kremlinit.
Zyrtarët besojnë se tanku i ri rus është “revolucionare” dhe fajëson qeverinë për dështimin për të dhënë një përgjigje të duhur. /Telegrafi/