Site icon Telegrafi

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Shpresat e Ligës Premier për të marrë një vend shtesë apo për të dërguar pesë ekipe në Ligën e Kampionëve tani janë të varura nga një fije.

Përpara sezonit 23/24, u konfirmua se dy nga ligat më të mira evropiane do të shpërblehen me një vend shtesë në edicionin 24/25 të Ligës së Kampionëve.

Kjo vjen si pjesë e planit për të zgjeruar garën kryesore të klubeve të Evropës në një turne me 36 ekipe.

Lexo po ashtu Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Dy ligat me rezultatin më të mirë të koeficientit mesatar do të marrin vendet shtesë, duke dërguar nga pesë ekipe në garë.

Me Manchester City, Arsenal, Liverpool dhe West Ham United që të gjithë të eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, shanset e Anglisë për të marrë atë vend shtesë tani varen nga Aston Villa, e cila është në Ligën e Konferencës.

Italia ka siguruar tashmë një nga dy vendet shtesë dhe vendi i mbetur do të luftohet mes Gjermanisë dhe Anglisë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Sipas ESPN, Gjermanisë i duhen vetëm 0.488 pikë koeficienti për ta vulosur vendin e pestë, ose thjeshtësuar në dy fitore; ose një fitore dhe dy barazime.

Gjermanisë i kanë mbetur Bayern Munich dhe Borussia Dortmund në Ligës e Kampionëve, ndërsa Bayer Leverkusen është favorit për të shkuar deri në fund të Ligës së Evropës.

Që Anglia të fitojë atë vend shtesë, Aston Villa do të duhet të fitojë çdo ndeshje dhe të fitojë Ligën e Konferencës dhe të shpresojë që ekipet gjermane të dështojnë plotësisht në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version