Është vërtetuar se 90 për qind e femrave do t’i përjetojnë dhimbjet e padurueshme të ciklit menstrual.
Megjithatë, duhet të keni kujdes, dhe në rast se keni dhimbje të tilla të forta, është mirë të këshilloheni te doktori sepse këto dhimbje mund të jenë shenjë e ndonjë problemi serioz shëndetësor, siç është endometrioza apo infeksion i mitrës, transmeton Klan Kosova.
Por, fatkeqësisht jo gjithkush mund të kalojë një fazë të tillë pa përdorur medikamente nga konsulta e mjekut, e në anën tjetër, dikush mund ta kalojë të njëjtën periudhë vetëm me ndihmën e ilaçeve apo produkteve natyrale.
Prandaj, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë që gjatë fazës së ciklit të konsumoni ushqim që përmban magnez dhe kalcium – të cilat janë të shëndetshme për të ndihmuar relaksimin e muskujve dhe lehtësimin e dhimbjeve. Preferohet të konsumoni spinaq dhe hithra, ndërsa mund t’i kombinoni edhe me ndonjë sos të shijshëm.
Pavarësisht se gjatë kësaj kohe mund të dëshironi një picë super të shijshme, duhet ta keni parasysh se ushqimi i tillë i nxitë dhimbjet, dhe ushqimet e kripura e përkeqësojnë barkun duke shkaktuar gazra.
Mos harroni të konsumoni edhe ushqime që përmbajnë karotenoide, vitamina A dhe C – siç është karota – sepse ndihmojnë në lehtësimin e rrjedhjes së ciklit menstrual.
Mos anashkaloni erëzat ngase ato ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të rritur tretjen.
Qëndroni në ambiente të ngrohta dhe mos anashkaloni rrezet e diellit. Pini ujë sa më shumë që mundeni dhe anashkaloni pijet alkoolike.