Milan ka startuar me fitore në sezonin e ri të Serie A.
Kuqezinjtë kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin San Siro kundër Torinos me rezultat 3-2, ku Carlos Bacca realizoi ‘hat-trick’.
Megjithëse skuadra e trajnerit Vincezo Montella nuk rreshti së sulmuari golin e torinezëve, goli i parë dhe i vetmi në 45-minutshtin e parë erdhi pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, transmeton Telegrafi.
Ishte sulmuesi kolumbian Bacca që shënoi gol me kokë pas një harkimi të saktë të Ignazio Abates në minutën e 39-të takimit.
Por, me të filluar pjesa e dytë u realizuan dy gola të shpejtë, përkatësisht nga një për secilën skuadër.
Fillimisht, torinezët barazuan rezultatin përmes Andrea Belotti, i cili realizoi me kokë pas një harkimi të Cristian Molinaros në minutën e 49-të takimit.
Por, pas dy minutave sërish realizoi Carlos Bacca, i cili u gjend më së miri në zonën e rreptësisë së Torinos pas një pasimi të saktë të Niang.
Carlos Bacca kompletoi ‘hat-trick’ e parë në sezonin e ri të Serie A pas konkretizimit të penaltisë në minutën e 62-të takimit. Paraprakisht, Giacomo Bounaventura është ndalur në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë së torinezëve.
Në vazhdim të takimit të takimit Torino realizoi golin e dytë përmes Daniele Basellit.
Ky i fundit humbi edhe një penalti në sekondat e fundit të takimit, ku më i saktë u tregua portieri Gianluigi Donnarumma dhe kështu takimi përfundoi me fitoren e Milanit me rezultat 3-2.
Pas kësaj fitore, Milan zë vendin e dytë në renditjen tabelore të ligës elitare italiane. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yV4ACKkXiB0
https://www.youtube.com/watch?v=BXbSjp0w_AY
https://www.youtube.com/watch?v=bQzaHORTADc
https://www.youtube.com/watch?v=ydzdiewZoug