Kosova edhe një herë del kokë lartë në sportin e xhudos duke bërë paraqitje spektakolare në Antalia të Turqisë.
Në ditën e parë të Grand-Prix Antalya rrëmbën tri madje: dy të artë dhe një të argjend.
Paraqitje fantastike e vajzave tona pasi Fjolla Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të marrin medalje.
Fjolla Kelmendi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo arriti ta rrëmbejë medaljen e argjendtë në kategorinë 48 kilogramë. Në finale u mposht nga portugezja, Catarina Costa.
Pas saj në tatam u ngjitë Distria Krasniqi. Tashëm me përvojë Disi e menaxhoi shumë mirë luftën e saj duke e mbyllur para kohe.
Ajo e siguroi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kg në Grand-Prix Antalya. Krasniqi e ka mposhtur në finale xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.
Në fund ishte momenti i Nora Gjakovës në kategorinë deri në 57 kilogram. Ajo e ka mposhtur xhudisten nga Korea e Jugut, Jandi Kim me ippon.
Driton Kuka ndjehet krenar me xhudistet e tij që në ditën e parë morën tri medalje.
“Nora e Disi të arta, Fjolla e argjendtë! Nora Gjakova gjatë ditës fitoi luftërat por nuk ishte në elementin e saj më të mirë por në finale shkëlqeu kundër Koreanes Jandi Kim dhe fitoi të artën në 57 kg! Distria Krasniqi fillim e mbarim dominoi garën në 52 kg, shkëlqeu në çdo luftë dhe paralajmëroi medalje në Evropian këtë muaj!”.
“ Befasia e këndshme Fjolla Kelmendi në 48 kg në finale u mposht në sekonda të fundit, por ajo nuk po dorëzohet dhe po imponohet që ka ende për të treguar në arenën ndërkombëtare! Nesër garon Akili e pasnesër Loriana, Leutrimja mbeti sot pa medalje por pas shumë lëndimeve edhe ajo po rikthehet Grand Prix Antalya, me ekip gjendet Presidenti i federatës, ekipi ishte dakord që këtë fundjavë t’i përcjellë nga shtëpia garat afër familjes që shumë kohë kalon pa mua gjatë përgatitjeve e garave të shumta! Krenar me ju, Kosova po bëhet miq, Kombi ynë Shqiptar ka vlera, kjo s’do koment”, ka shkruar Kukan në facebook. /Telegrafi/