Site icon Telegrafi

Çfarë dimë deri më tani për sulmet ndaj grupit Houthi?

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ajrore ndaj objektivave Houthi në Jemen me qëllim të frenimit të sulmeve ndaj anijeve që kalojnë nëpër Detin e Kuq.

Sulmet janë mbështetur gjithashtu nga një numër aleatësh të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Raketat u lëshuan gjatë në orët e para të së premtes, duke goditur disa lokacione – me disa viktima të raportuara.

Lexo po ashtu Çfarë armësh përdorën amerikanët dhe britanikët kundër grupit Houthi?

Houthi-t thonë se nuk janë ndikuar nga sulmet, por SHBA-ja sugjeron se sulmet kanë dëmtuar aftësinë ushtarake të grupit të tyre.

Çfarë dimë deri më tani për situatën dhe cilat objektiva u goditën?

SHBA-ja thotë se kreu sulme në mbi 60 objektiva në 16 lokacione militante të grupit Houthi i cili mbështetet nga Irani”.

Sulmet u raportuan në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa – i cili kontrollohet nga rebelët – si dhe në portin e Hodeidah të Houthit në Detin e Kuq, në Dhamar si dhe në bastionin veriperëndimor të grupit, Saada.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar sulmet britanike ishin në Bani në veri-perëndim – për të cilin Ministria e Mbrojtjes tha se ishte një vend operacional me dron – dhe tek aeroporti Abbs, për të cilin inteligjenca tha se ishte një vend lëshimi për raketa dhe dronë.

Gjithsej 72 sulme u kryen ndaj caqeve të grupit Houthi, sipas zëdhënësit ushtarak.

A ka viktima?

Zëdhënësi i grupit Houthit deklaroi gjithashtu se pesë nga anëtarët e saj ishin vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën.

Pentagoni tha se sulmet ishin në objektiva ushtarake, jo civile duke përdorur “armë precize”. /Telegrafi/

Exit mobile version