Një shpërthim ndodhi të martën në Bejrut të Libanit, duke lënë të vdekur rreth 150 persona dhe 5.000 të lënduar. Incidenti ngriti një mori çështjes mbi atë që çfarë mund të ketë shkaktuar katastrofën.
Çfarë ndodhi?
Në fillim u raportua për një shpërthim fillestar në zonën e portit rreth orës 18:00 (15:00 ora lokale) të martën, pasuar me zjarre dhe shpërthime të vogla, ndërsa dëshmitarët menduan se ishin lëshime të fishekzjarrëve.
Videot e publikuara në mediet sociale treguan se tymi i bardhë që buronte nga depoja u pasua me një shpërthim të fuqishëm si një formë kërpudhe, duke reflektuar me një valë shoku supersonik në të gjithë qytetin.
Shpërthimi i dytë rrafshoi ndërtesat afër portit dhe shkaktoi dëme të mëdha në pjesën më të madhe të qytetit, e cila njëherësh është “shtëpia” e dy milionë njerëzve. Spitalet u mbushën menjëherë.
“Kjo është një katastrofë e madhe”, thoshte kreu i Kryqit të Kuq në Liban George Kettani.
Huge blast in Beirut just now! pic.twitter.com/hId8JhZMKV
— Tobias Schneider (@tobiaschneider) August 4, 2020
“Ka viktima dhe të plagosur kudo”, u citua të ketë thënë ai.
Ndërkohë, guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, tha që rreth 300 mijë njerëz mbetën pa strehë dhe humbjet kolektive mund të arrijnë deri në 10 ose edhe në 15 miliardë dollarë.
Looks like at least one warehouse by the port went up. Widespread damage from the blast throughout the city.pic.twitter.com/G2O4VjnbDd
— Tobias Schneider (@tobiaschneider) August 4, 2020
Deri në çfarë shkalle ishte shpërthimi?
Ekspertët ende nuk e kanë përcaktuar shkallën e shpërthimit, mirëpo, vala e goditjes shpërtheu dritare në terminalin e pasagjerëve të aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit, rreth 9 kilometra larg nga porti.
Shpërthimi u dëgjua gjerë në Qipro gjerësisht rreth 200 kilometra përreth detit Mesdhe, dhe sizmologët në Sondazhin Gjeologjik të SHBA-së, thanë se ishte ekuivalent me një tërmet me madhësi prej 3.3 shkallësh Rihter.
Looks like at least one warehouse by the port went up. Widespread damage from the blast throughout the city.pic.twitter.com/G2O4VjnbDd
— Tobias Schneider (@tobiaschneider) August 4, 2020
Si u shkaktua?
Presidenti i Libanit, Michel Aoun, tha se shkak i shpërthimit ishin 2,750 ton nitrat amoniumi, për të cilin ai tha se ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurt në një depo në port.
Një sasi e ngjashme e kimikateve u konfiskua nga një anije moldave me pronësi të Rusisë, MV Rhosus, e cila u fut në Bejrut në vitin 2013, pasi pësoi probleme teknike derisa lundronte nga Gjeorgjia në Mozambik.
Nitrati i amoniumi është lëndë e ngurtë dhe e bardhë dhe në formë kristali, që përdoret zakonisht si burim i azotit për plehrat bujqësore. Por gjithashtu mund të kombinohet me vajra të karburantit për të krijuar një eksploziv, i cili më pas mund të përdoret në industrinë e minierave dhe të ndërtimit. Disa kanë krijuar bomba me të në të kaluarën.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjeneralët i kishin thënë se shpërthimi mund të ishte si “rezultat i një sulmi me bombë”. Mirëpo, zyrtarët amerikanë i thanë se nuk kishte prova për të mbështetur këtë teori, dhe se shpërthimi fillestar ishte shkak i neglizhencës.
Ndërkohë, ekspertët thonë se nitrati i amoniumit është relativisht i sigurt nëse monitorohet me rregull. Sidoqoftë, nëse sasia e madhe e substancës qëndron për një kohë të gjatë, edhe fillon të kalbet.
“Problemi qëndron se me kalimin e kohës substanca fillon të thithë lagështi, e që më pas shndërrohet në një material shumë të madh”, tha për BBC Andrea Sella, profesoreshë e kimisë në “University College London”. “Kjo e bën atë të rrezikshëm sepse nëse materiali përfshihet në zjarr, atëherë edhe reagimi kimik do të jetë shumë më intensive”, pohoi ajo.
Nitrati i amoniumit shkaktoi aksidente vdekjeprurëse industriale. Në vitin 1947, një anije që transportonte 2,000 ton kimikate shpërtheu në Teksas, duke lënë të vdekur 518 persona.
Kush e shkaktoi?
Presidenti, Aoun, premtoi një hetim transparent mbi shpërthimin në Liban.
“Ne do të zbulojmë rrethanat rreth asaj që ndodhi, ndërsa personat përgjegjës do të merren në pyetje për neglizhencën”, tha ai të mërkurën.
Ndërkohë, kryeministri Hassan Diab, i përshkroi rrethanat si të “papranueshme”.
Drejtori i përgjithshëm i portit, Hassan Koraytem, dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave libaneze, Badri Daher, thanë që paralajmërimet e tyre për rrezikun e nitratit të amoniumit në depo dhe thirrjet për heqjen e tij u injoruan vazhdimisht.
Reagimi i Izraelit
Shpërthimi ka ndodhur në kohën më të rëndë ekonomike dhe të krizës financiare për Libanin dhe në kohën kur janë rritur tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë vijës kufitare në jug të Libanit.
Ndërkohë, lidhur me këtë rast Izraeli i ka ofruar ndihmë mjekësore vendit, pas shpërthimit masiv në Bejrut.
“Ne do t’ju ofrojmë ndihmë popullit libanez, duke parë që vendi po përballet me një periudhë të vështirë”, shkroi në Twitter presidenti izraelit, Reuven Rivlin.
Libani është njëri ndër vendet që Izraeli e konsideron si një shtet armik, dhe palët nuk kanë pasur marrëdhëniet diplomatik që kur u nënshkrua armëpushimi në vitin 1949. /Telegrafi/