Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden së bashku me bashkëshorten Jill dhe nipin dhe mbesën kanë arritur në Prishtinë.
Ata janë pritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe bashkëshortja e tij, Lumnija.
Për ta pritur zëvendëspresidentin amerikan ka dalë edhe fituesja e medaljes së artë olimpike në Rio, Majlinda Kelmendi, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, Biden i ka dhënë një dhuratë kampiones olimpike, të cilën mbetet të shihet se për çfarë bëhet fjalë në ditë në vijim.
Më poshtë prej minutës së dhjetë mund ta shihni videon ku nënpresidenti amerikan i jep dhuratën fitueses së medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Rios. /Telegrafi/