Site icon Telegrafi

Çfarë i bën fytyrës maska e frikshme e Kim dhe Kourtney-it?

Kur familja Kardashian s’merret me skandalin e tradhtisë mes Jordyn Woods dhe Tristan Thompson, çfarë bën?

Sigurisht, maska për lëkurën! Asgjë, asgjë nuk mund të jetë aq e rëndësishme aq sa lëkura e tyre të mos shkëlqejë.

Kourtney postoi këtë foto në llogarinë e saj të Instagram-it. Ajo dhe Kim duken të çuditshme në fytyrë, madje thënë ndryshe: ngjajnë të frikshme.

“Kim më bindi ta bëja këtë!”- shkruan ajo duke na thënë se pas idesë gjeniale të kësaj maske fshihet Kim-i.

Fytyrat e tyre duken të tërhequra, ndërsa lëkura e Kourtney-it duket e copëzuar. Epo e bukura e kësaj vjen më pas! Duket se kjo maskë çudibërëse vjen nga Koreja e Jugut dhe quhet Hanacure.

Efekti kryesor i saj është të zbeh shenjat e moshës dhe ta bëjë lëkurën më të butë. Në momentin që e aplikoni fytyra duket e ngrirë totalisht dhe e pa hidratuar. Sapo ta hiqni, do të zbuloni një fytyrë bebi që s’e shihni prej kohësh!

Kjo maskë kushton diku tek 110$, por kur vjen puna tek fytyra paratë janë gjëja e fundit që na del para syve.

Exit mobile version