Site icon Telegrafi

‘Çfarë bëjnë njerëzit në botë dhe çka në Maqedoni?’ (Foto/Video)

Videoja e publikuar në www.telegraph.co.uk, është vepër autoriale e Gorjan Jovanovskit i cili përndryshe është edhe autor i aplikacionit ‘Moj vozduh’ e cila është vlerësuar mjaft në Maqedoni. Videoja në vazhdim tregon se çfarë realisht bëjnë njerëzit në botë dhe çka në Maqedoni, duke aluduar për ajrin e ndotur në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jovanovski përmes faqes në Facebook shprehet se përmes kësaj video dëshiron që të dihet edhe jashtë Maqedonisë se çfarë ajri i keq mbizotëron në vend, gjegjësisht kontrasti në mes realitetit të Maqedonisë dhe botës.

‘Disa nga folësit nëpër botë se çfarë bëjnë gjatë fundjavës shprehen kështu:

– Kam pi kafe këtë fundjavë;
– Kam hyrë në banesë të re;
– Vetëm jam relaksuar;
– Kam shikuar televizor dhe kam pushuar;
– Isha për notë;
– Isha për blerje;
– Kam festuar ditëlindjen e shokëve.

Po çfarë bëjnë njerëzit në Maqedoni?

Shtatë njerëz kanë vdekur në kryeqytet nga ajri i ndotur. Ndotja ka kaluar limitin evropian 10 herë. Katër herë më tepër se Beijing, Kina. Ndihmo në ndalimin e më shumë se 1300 vdekjeve në vit në Maqedoni nga ajri i ndotur’.

Autori porosit që të përhapet shprehja:

#MacedonialsSuffocating

Shkupi gjatë fundjavës ka qenë në rrezik të madh nga ndotja pasi në aplikacionin që tregon ndotjen nëpër qytete të ndryshme tregon për ndotje të ajrit 24 herë më të lartë nga e lejuara. /Telegrafi/

Exit mobile version