Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në Greqi, Adonis Georgiadis, në një intervistë ditën e sotme ka theksuar se Greqia duhet të mbetet forca lëvizëse e integrimit evropian të Ballkanit.
Ai ka paralajmëruar se Shqipëria duhet të harrojë integrimin dhe marrjen e fondeve në BE, për aq kohë sa do të pengojë daljen nga burgu dhe betimin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit.
Adonis Georgiadis, duke folur në emisionin “Connections”, të televizionit ERT, iu referua mungesë së ftesës së kryeministrit shqiptar në darkën e shtruar sot nga Kyriakos Mitsotakis në Pallatin Maximos për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe anëtare të BE-së.
‘Çështja Beleri nuk kalon lehtë për qeverinë greke. Mesazhi për Shqipërinë sot është i qartë. Nëse vazhdojnë të pengojnë betimin e kryetarit të ri të komunës së Himarës Fredi Beleris, do të duhet të harrojnë integrimin evropian dhe paratë nga Evropa. Greqia tashmë ka deklaruar se po bllokon gjithçka. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”, është shprehur ai, raporton Top Channel. /Telegrafi/