Telegrafi

Çështja e Neymar në proces gjyqësor, prokurorët kërkojnë dy vjet burg dhe 10 milionë euro

during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Juventus and FC Barcelona at Juventus Stadium on April 11, 2017 in Turin, Italy.

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, është detyruar që të shkojë në gjykatë pas akuzave për mashtrim me tatime.

Braziliani është akuzuar për korrupsion dhe mashtrim në lidhje me transferimin e tij kundërthënës te klubi spanjoll në vitin 2013 për, siç u tha asokohe, 57 milionë euro.

Lexo po ashtu Lojtarët e Juves e ngushëlluan Neymarin (Foto)

Mirëpo, çmimi i vërtetë besohet të ketë qenë 83 milionë euro, ashtu që autoritetet spanjolle e kanë hetuar atë, pasi besohet se rreth 40 milionë euro i ka përfituar familja e tij.

Tash, një gjykatë në Spanjë e ka detyruar 25-vjeçarin që të paraqitet në gjykatë duke hedhur poshtë apelin e avokatëve tij.

Prokurorët spanjollë po kërkojnë burg dyvjeçar dhe 10 milionë euro gjobë për pjesëmarrjen e tij në këtë aferë korruptive. /Telegrafi/