Zyrtarë diplomatik të Serbisë në Maqedoni dje kanë lëshuar vendin e punës dhe janë drejtuar për në shtetin amë ku janë thirrur me urgjencë nga autoritetet atje.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë nuk ka ndonjë informacion zyrtar se pse janë larguar diplomatët e Serbisë.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni, sipas ligjit, gjatë tërë natës ka siguruar me forca të shtuara policie objektin e ambasadës serbe në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për sot është dhënë informacioni nga televizioni serb RTS se me konferencë për shtyp do të del ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Mendohet që marrëdhëniet e prishura gradualisht në mes Serbisë dhe Maqedonisë kohëve të fundit kanë çuar në një vendim të tillë.
Më 1 gusht, kur në Maqedoni qëndronte Boyko Borisov i Bullgarisë, Veçernje Novosti i Serbisë kishte shkruar se Maqedonia i fut thikë pas shpine Serbisë. /Telegrafi/