Cesc Fabregas pranon se kishte një arsye mjaft brutale që ai i hodhi picën Sir Alex Fergusonit pas humbjes 2-0 të Arsenalit kundër Manchester United në Old Trafford në vitin 2004.
Spanjolli, i cili ka shijuar një karrierë të shkëlqyer me Topçinjtë, Barcelonën dhe Chelsean, ka mbushur 35 vjeç sot (e mërkure), pothuajse 20 vjet nga kur bëri debutimin e tij në Highbury në një ekip me talente si Patrick Vieira dhe Thierry Henry. Ai iu bashkua Gunners si adoleshent, ku kaloi tetë sezone përpara se të largohej për në Barcelonë në vitin 2011.
Fabregas vazhdoi të bëhej një nga talentët më të mirë të Arsenalit në epokën e Ligës Premier, por ka pasur një incident ku ai nuk mburret shumë për atë kohë.
Duke qenë një zëvendësues i papërdorur nga trajneri Arsene Wenger për humbjen në United 18 vjet më parë, Fabregas ia doli të kishte vëmendjen me veprimin jashtë fushës.
Pas humbjes së Topçinjve, Fabregas, atëherë 17 vjeç, u përfshi në një grindje në tunel me lojtarë si Rio Ferdinand. “Ishte një lojë vërtet e madhe, e madhe në Old Trafford”, kishte deklaruar Fabregas. “Të gjithë lojtarët më të mirë ishin në formë, Thierry, Ashley Cole, të gjithë ishin në formë, kështu që unë isha në stol”.
“Man United ishte një skuadër e mirë në atë kohë. Unë dola vetëm në ngrohjen, isha gati të futesha, por më pas nuk e bëra dhe (Wayne) Rooney kishte simuluar, ne u ndjemë pak të mashtruar, nuk e meritonim ta humbnim atë lojë”.
“Ne ishim të mërzitur për këtë, pati një grindje të vogël, kur erdha në (Arsenal) isha vetëm 17 vjeç, isha shumë i dobët. Dhe Old Trafford është një tunel, është më shumë se kaq, kështu që aty ka 30 lojtarë, në dhomën e zhveshjes, (bëhet) paksa ngushtë, dhe ka pasur pak shtytje dhe luftë të vogël”.
“Për shkak se nuk luajta, isha një nga lojtarët e parë që hyra në tunel, dhe sapo pashë një picë, isha i uritur. Thjesht mora një fetë, dhe po haja një kafshatë ose diçka tjetër, dhe fillova duke dëgjuar britma”.
“Këtu gjërat fillojnë të bëhen vërtet interesante. Duke mos e mbështetur veten për t’u përfshirë fizikisht, tekniku u përpoq të luante rolin e tij nga larg, por tentativa për të asistuar nuk mund të gjente një person më të keq”.
“Dola dhe pashë Rio Ferdinandin, djem të mëdhenj, Thierry, Sol Campbell duke u grindur”, shtoi ai. “Dhe kur je i ri, nuk dija çfarë të bëja sepse isha i vogël dhe i dobët, dhe të them të drejtën, nuk ia kam drejtuar askujt”.
“Por, Man United ishte më shumë në atë anë, dhe ne ishim më pak aty, kështu që unë vetëm (veprova) aty, sepse nuk mund të bëja asgjë tjetër, të jem i sinqertë. Ishte plot me djem të mëdhenj, duke pasur një debat dhe e kuptova më vonë që kisha goditur (Sir Alex) Fergunsonin dhe unë thashë ‘Më vjen shumë keq për këtë’, kërkova falje publike, nuk ishte e qëllimshme, ishte një moment që sapo ndodhi”.
“Isha i ri dhe ndoshta nuk do të përdorja më pica, ndoshta do të hyja menjëherë në zhveshtore”.
“Isha i ri dhe ndoshta nuk do të përdorja më pica, ndoshta do të hyja aty menjëherë”, ka shtuar më tej Fabregas. /Telegrafi/