Telegrafi

Certifikohet AKB-ja me ISO standard 9001

Aleanca Kosovare e Bizneseve, është certifikuar me Iso Standard 9001: 2008 apo Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë (Quality Management Systems) nga Trupi Certifikues Ndërkombëtar (TRB).

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se kjo e avancon edhe më tej AKB-në si një organizatë e vetmja biznesore e cila i plotëson këto standarde për shërbimet e veta për klinetët dhe publikun.

“Kjo në veçanti e rrit besimin për anëtarët tanë, për shërbimet tona e cila edhe i inkurajon edhe anëtarët tanë që të certifikohen me standarde që kërkohen nga të gjitha tregjet, me qëllim të gjetjes së tregjeve të reja pa të cilat standard vështirë se mund të gjejnë tregje të reja”, tha Agim Shahini.

Jahja Baxhak, shef ekzekutiv i Trupit Certifikues Ndërkombëtar (TRB) me seli në Turqi, vlerësoi lartë certifikimin e AKB-së me ISO standardin 9001. Sipas tij bashkëpunimi jo vetëm me këtë organizatë, por edhe me të tjera do të rrisin bashkëpunimin

“Kosova dhe Turqia kanë nevojë bashkëpunim në shumë fusha sidomos në atë ekonomike dhe i cili bashkëpunim duhet të forcohet edhe më shumë”, tha Baxhak.

Ai tregoi se për certifikim të AKB-së u janë dashur plotë gjashtë muaj punë intensive deri në këtë moment kur edhe u certifikuar me Iso Standard 9001. Po ashtu edhe nënshkrimi i marrëveshjes ka rëndësi.

Gokan Namal, drejtor gjeneral i Trupit Certifikues Ndërkombëtar (TRB) me seli në Gjermani, tha se bashkëpunimi nuk do të ndalet vetëm me kaq, por do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

“Shpresojmë që kompanitë kosovare të certifikohen me standarde të larta të kërkuara dhe që produktet e tyre cilësore të jenë në të gjitha tregjet e huaja”, tha Namal.

Është nënshkruar edhe marrëveshja që AKB-ja të ofroi këtë shërbim për bizneset e Kosovës e që është i rëndësishëm për eksportimin e produkteve në tregjet e huaja. /Telegrafi/