Site icon Telegrafi

Certifikohen ushtarakët në trajnimin ‘Taktikat me Njësi të Vogla’ – trajnim i adaptuar nga Ushtria amerikane

Foto: Arkiv

Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve luftarake ka realizuar me sukses trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla” (TTNJV).

Kështu bëhet e ditur në një postim të FSK-së në Facebook.

“Trajnimi Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV) është një ndër trajnimet më specifike dhe të veçanta që realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, që është një trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhimi i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit

Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake ka vazhduar të realizoj me profesionalizëm, përkushtim dhe disipline trajnime të nivelit të avancuar për të arritur qëllimin dhe objektivat FSK-së, me qëllim të përmbushjes së misionit mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version