Telegrafi

Certifikohen trajnues të Qendrës për Ekselencë në Mësimdhënie të UP-së

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të misionit të USAID-it Paul Vaca, i shoqëruar nga Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema dhe Ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi, do të flasë në ceremoninë e çertifikimit të Trajnuesve të Ri nga Qendra për Ekselencë në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës.

Transformimi i mësimdhënies zë vend qendror në Programin e Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet të USAID-it.

Ky program, i cili realizohet në partneritet me Qendrën për Ekselencë në Mësimdhënie, ka transformuar mënyrën e mësimdhënies dhe klasët ku ajo zhvillohet gjithandej universitetit më të madh publik dhe hulumtues në Kosovë.

Komponenti i Bursave dhe Partneriteteve, i Programit të Lidershipit Transformues të USAID-it, synon të zhvillojë kapacitetin e qytetarëve të Kosovës për të bërë ndryshime transformuese në Kosovë, përmes mundësive për arsimim të avancuar, zhvillimit të lidershipit dhe ndihmës teknike.

Kjo arrihet përmes bursave universitare, partneriteteve si dhe shkëmbimit të studentëve dhe kuadrit mësimdhënës.