Site icon Telegrafi

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë në katër komunat në veri

Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë në katër komunat në veri, që u mbajtën të dielën e 23 prillit.  

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ në mbledhjen e mbajtur të premten bëri të ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), nuk ka pranuar asnjë ankesë për procesin zgjedhor.

“Nga PZAP dje na kanë njoftuar se brenda afatit të përcaktuar ligjor nuk ka parashtruar askush ankesë prandaj janë plotësuar kushtet për certifikimin e rezultateve”, tha ai.

Në Leposaviq, Lulzim Hetemi i VV-së mori 73.5 për qind, ndërsa Albulena Behluli-Hetemi e PDK-së pati 25 për qind.

Kryetar i komunës në Leposaviq është zgjedhur Lulzim Hetemi i LVV.

Ndërkaq, në Zubin Potok do të udhëheqë kandidati nga PDK-ja, Izmir Zeqiri, i cili ka marr 52.2 për qind.

Kandidati i VV-së, Flatron Hasani ka marr 47.7 për qind.

Edhe në Zveçan do të udhëheqë PDK-ja me kandidatin Ilir Peci që ka marr 59 për qind.

Fetah Peci i lVV-së mori 37.3 për qind dhe Sllagjana Pantoviq mori 3.6 për qind.

Ndërkaq, me veriun e Mitrovicës do të udhëheq Erden Atiq nga LVV me 66.9 për qind.

Kandidati i PDK-së, Taulant Kelmendi ka marr 23.4 për qind, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica 9.7 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version