Site icon Telegrafi

Certifikohen 57 auditorë të brendshëm

“Ministria e Financave përmes Departamentit Qendror Harmonizues në vazhdimësi ka qenë një përkrahëse e fuqishme për krijimin dhe zhvillimin e një kuadri modern dhe profesional në fushën e auditimit të brendshëm të sektorit publik. Sot, ne, po shënojmë suksesin e radhës në këtë drejtim me Programin Kombëtar për certifikimin e auditorëve të brendshëm në Republikën e Kosovës”, tha ministri i Financave Avdullah Hoti në ceremoninë e certifikimit të auditorëve të brendshëm të sektorit publik, të oprganizuar nga Ministria e Financave.

“E veçanta e kësaj skeme kombëtare të certifikimit është se për herë të parë kjo skemë si e tillë po aplikohet në Republikën e Kosovës. Dizajnimi dhe implementimi i kësaj skeme nuk ka qenë aspak i lehtë, por, jemi të sigurt se ky program e ka arritur qëllimin e tij kryesor, e që është ngritja e kapaciteteve profesionale të auditorëve të brendshëm në sektorin publik.

Ai bëri të ditur se ndihet i i privilegjuar që do t’ua shpërndajë certifikatat e auditimit të brendshëm të sektorit publik, 52 auditorëve të cilët kanë përfunduar me sukses procesin e certifikimit në programin kombëtar si dhe me certifikata do të pajisen sot edhe 5 auditor të brendshëm të certifikuar në programin ndërkombëtar të auditimit nga CIPFA e Britanisë së Madhe, ashtu që portë folës apo regjistrit të auditorëve të brendshëm po i shtohen edhe 57 auditor të brendshëm të certifikuar.

“Kosova tani do te ketë 125 auditor të certifikuar ku prej tyre 106 punojnë për institucionet e tyre përkatëse derisa 19 janë nga jashtë institucionet dhe ky program do të vazhdoj. Unë i përgëzoj të gjithë këta auditorë dhe besoj se njohuritë e fituara nga ky program, auditorët do t’i zbatojnë në institucionet e tyre përkatëse, gjatë kryerjes së auditimeve të brendshme dhe dhënies së rekomandimeve adekuate, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm si në nivel lokal dhe atë qendror”, shtoi ministri Hoti

Ministri Avdullah Hoti gjithashtu falënderoi institucionet vendore dhe ndërkombëtare të cilat kanë bashkëpunuar dhe e kanë mbështeur Ministrinë e Financave në këtë proces.
“Ngritja e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik të Kosovës nuk do të ishte e mundshme pa mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë ndërkombëtar. Me këtë rast falënderoj Bashkimin Evropian – Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme drejt ngritjes së kapaciteteve në fushën e auditimit të brendshëm. Po ashtu, falënderojmë edhe Autoritetin Kombëtar i Kualifikimeve si dhe Institutin e Kosovës për Administratë Publike për bashkëpunim konstruktiv në implementimin e skemës kombëtare të certifikimit të auditorëve të brendshëm të sektorit publik”, shtoi ministri Avdullah Hoti.

Në fund ministri Avdullah Hoti gjithashtu i siguroj të gjithë auditorët e brendshëm për mbështetjen e tij dhe Ministrisë që ai drejton, si dhe të Departamentit Qendror Harmonizues, në mënyrë që ti zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara për të ndihmuar Menaxhmentin e institucioneve e tyre, që t’i drejtojnë operacionet në mënyrë ekonomike, efikase dhe efektive. /Telegrafi/

Exit mobile version