Site icon Telegrafi

Cërrca, fshati historik i Kosovës

Cërrca, një fshat i vogël jo fort larg Istogut, është një prej fshatrave të rralla që ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e lavdishme të popullit shqiptar të Kosovës.

Me Cërrcën e dr. Ibrahim Rugovës, presidentit historik të Kosovës dhe të Selman Kadrisë, që vrau vojovden Miliq Kërstën, mburren jo vetëm Podguri, por e gjithë Kosova.

Jo fort larg Istogut ndodhet një fshat i vogël, por me nam të madh.

Cërrca, fshat i vogël i Podgurit, ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e popullit shqiptar të Kosovës, me figurat historike të saj, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe patriotin Selman Kadrija, i cili pati “dridhur eshtrat e Car Dushanit”, duke vrarë zullumqarin dhe kriminelin, vojvoden Miliq Kërstiq, i njohur si Miliq Kërsta.

Cërrca është fshat në trevën e Podgurit, vendbanim i tipit grumbullues në mesin e nënbjeshkëve të maleve të Moknës, shkruan “Zëri”.

Por tani, 17 vjet pas përfundimit të luftës, fshati i Ibrahim Rugovës dhe i Selman Kadrisë nuk është transformuar në një fshat me shtëpi moderne dhe infrastrukturë të rregulluar, ashtu siç e meriton.

Në ditën kur ekipoi i gazetës ndodhej në Cërrcë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova, përuronin ujësjellësin e ri për Cërrcen, Lubozhden dhe Prigoden.

Banorët e Cërrcës thonë se në këtë fshat nuk është investuar shumë, përafërsisht si në fshatrat tjera të Istogut dhe se ata bëjnë jetë mesatare.

Exit mobile version