Site icon Telegrafi

Cerezo optimist për transferimin e Costas

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka aluduar se ai është optimist për gjasat e klubit për të siguruar shërbimet e Diego Coastas.

Costa nuk e ka fshehur dëshirën e tij që të largohet nga Chelsea dhe t’i bashkohet Atleticos gjatë verës.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Atletico nuk ka arritur ende asnjë marrëveshje me Chelsean, por presidenti Cerezo është optimist dhe shpreson në arritjen e një marrëveshje.

“Ai ka një kontratë me një klub tjetër dhe është një temë e komplikuar kjo. Ne po flasim lehtësisht. Derisa Chelsea nuk pajtohet për transferimin, Costa do të jetë lojtar i tyre. Unë jam optimist për transferimin e tij”, deklaroi Cerezo.

Costa nuk dëshirohet më nga Antonio Conte andaj edhe e transferoi Alvaro Moratan nga Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version