Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka bërë të ditur se klubi i tij kishte dështuar ta transferonte James Rodriguezin nga Real Madridi gjatë verës.
“U përpoqëm ta transferonim në verë, në fillim të verës, por asokohe, në fund, negociatat dështuar dhe ai mbeti te Madridi”, ka treguar kreu i Los Rojiblancos.
Është raportuar se Atletico kishte bërë gati 50 milionë eurot që i kërkonte Florentino Perez, mirëpo lojtari vendosi të qëndronte në Santigo Bernabeu.
“Lojtarët luajnë aty ku duan dhe James, atëherë deshi të luante te Real Madridit – prandaj qëndroi”.
“Tash, kontratat janë bërë për t’u respektuar dhe ato nuk janë të tilla nëse nuk i duam”, ka deklaruar Cerezo në një eveniment në Kolumbi. /Telegrafi/