Site icon Telegrafi

Ceremonia lamtumirëse e Canës, në vitin e ardhshëm

Lorik Cana i ka përgënjeshtruar njoftimet për një ceremoni lamtumirëse me Kombëtaren kuqezi që thuhej se do të mbahej në muajin e ardhshëm.

Kapiteni legjendar ka bërë të ditur se ceremonia e tij mund të mbahet në vitin 2017.

Lexo po ashtu Ceremoni përshëndetëse për Lorik Canën

“Përshëndetje të gjithë miq, më kanë pyetur rreth ceremonisë së lamtumirës me kombëtaren dhe zërat që po qarkullojnë për mbajtjen e saj me 9 tetor në Shkodër!”.

“Doja t’ju informoj që nuk është e vërtetë dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017”, thuhet në njoftimin e Canës. /Telegrafi/

Exit mobile version