Telegrafi

Ceremonia e ‘Oscars’ do të transmetohet nga vende të ndryshme për të shmangur përhapjen e COVID-19

Ceremonia e ‘Oscars’ këtë vit do të duket më ndryshe.

Shfaqja e çmimeve, e cila tradicionalisht është mbajtur në Teatrin Dolby të Hollywod-it që nga viti 2001, do të transmetohet nga vende të ndryshme për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Kjo është konfirmuar të mërkurën nga një zëdhënës i Akademisë.

‘Oscars 2021’ (Foto: Matt Sayles/Invision/AP, File)

Njoftimi vjen teksa shumë qytete që janë qendra të rëndësishme të filmit, duke përfshirë Los Angeles, New York dhe Londrën, mbeten nën kufizime të rrepta të COVID-19.

Planet specifike ende nuk janë zbuluar për shfaqjen që do të transmetohet më 25 prill, por Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit është e vendosur ‘të paraqesë një Oscar si askush tjetër, duke i dhënë përparësi shëndetit dhe sigurisë publike të të gjithë atyre që do të marrin pjesë’, tha zëdhënësi.

Lexo po ashtu Publikohet lista e filmave që konkurrojnë për Oscar në nëntë kategori

‘Golden Globes’ po ashtu paralajmëroi se do transmetohet nga vende të ndryshme për të shmangur përhapjen e virusit.

‘Oscars 2021’ (Foto: Variety)

Çmimet ‘Emmy’, të cilat u mbajtën në shtator, ishin kryesisht virtuale, me përjashtim të disa personave të famshëm që u shfaqën në skenë (pasi u testuan) për të prezantuar.

Si shumë nga ceremonitë e tjera, edhe ‘Oscars’ është shtyrë për dy muaj për shkak të pandemisë.

Shfaqja e vitit të kaluar ndërkohë kishte audiencën më të vogël ndonjëherë prej 23.6 milionë shikuesve, me 20% më pak se një vit më parë. /Telegrafi/