Site icon Telegrafi

Ceremonia e Oscars mund të anulohet për herë të parë në histori pas zjarreve në Los Angeles

Oscars

Oscarët e këtij viti mund të jenë në rrezik serioz.

Përkatësisht, për shkak të zjarrit në Los Angeles, anulimi i çmimit po mendohet për herë të parë pas 96 vitesh.

Komiteti zyrtar i Oscars monitoron çdo ditë zhvillimin e situatës në Los Angeles.

Sipas raportimeve, ceremonia mund të lërë një përshtypje të keqe nëse mbahet në mes të zjarreve shkatërruese.

“Shqetësimi kryesor i bordit tani është të mos duket se po feston ndërkohë që shumë qytetarë të Los Angeles po përballen me humbjen. Edhe nëse zjarret shuhen javën e ardhshme, realiteti është se qyteti do të vazhdojë të vuajë dhe të përballet me këtë dhimbje për muaj të tërë”, tha një burim për The Sun.

Lexo po ashtu Nominimet për Oscar shtyhen për shkak të zjarrit në Los Angeles

Më herët u shtynë edhe nominimet për çmimet Oscar, të cilat duhej të mbaheshin më 17 janar.

Oscars

BBC raportoi në atë kohë se nominimet do të shpalleshin më 19 janar, por për shkak të këtij lajmi, gjithçka është nën një pikëpyetje të madhe.

“Jemi me anëtarët dhe kolegët tanë që u prekën nga zjarret në zonën e Los Angeles”, tha Akademia së fundmi në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version