Ceremonia e diplomimit të 433 kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës – fotogaleri
Jehona Hulaj
433 kadetë të rinj i janë bashkuar sot Policisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe 53 gra.
Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ceremonia po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Për shkak të kësaj ceremonie, PK njoftoi për mbylljen e disa rrugëve për qarkullim në kryeqytet.
“Po ashtu, ju njoftojmë se, në hyrje të rrugëve që qojnë tek Stadiumi ndërpritet qarkullimi i automjeteve, si nga hyrja nga rr. “Luan Haradinaj”, po ashtu edhe nga hyrja nga ambasada Kroate dhe nuk lejohet parkimi në atë zonë prej orës 15:00, sot deri nesër në përfundim të ceremonisë, andaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhej në njoftim.
Telegrafi ua sjell momentet e kësaj ceremonie përmes fotografive të shkrepura nga fotoreporteri Ridvan Slivova: