Në Kabinetin e Presidentit “Villën Vodno” sot në ora 13:45, do të mbahet ceremonia zyrtare për dorëzimin e postit të shefit të shtetit me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.
Pas ceremonisë, është paraparë që presidenti Gjorge Ivanov dhe presidenti Stevo Pendarovski të zhvillojnë një takim teta-tetë, me çka do të pasojë takim i të dy presidentëve me punonjësit në kabinetin e Presidentit.
Pendarovski do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, si dhe me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Telegrafi/