Telegrafi

Çerdhet në Gjakovë hapen pasi të testohen për COVID-19 të gjithë edukatorët dhe punonjësit e këtyre institucioneve

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka njoftuar se çerdhet në Gjakovë nuk do të hapen derisa të kryhen testimet për COVID-19 për të gjitha edukatorët dhe personelin e çerdheve, për të shmangur përhapjen e infeksionit me coronavirus.

Gjini tha se është çështje ditësh që të krijohen mundësitë për hapjen e çerdheve, por siç tha ai kjo do të bëhet vetëm pasi të testohet secili edukator e punonjës i institucioneve parashkollore në këtë komunë.

“Çerdhet në Gjakovë nuk do të hapen derisa të arrijmë t’i testojmë edukatoret edhe personelin i cili punon në kopshte dhe çerdhe. Kjo nuk është çështje e javëve por e ditëve, pasi të kemi teste për edukatorët, atëherë do të mund të hapen çerdhet”, tha Gjini. /Telegrafi/