Telegrafi

CEO i Telegrafit, Gentian Lluka, në “Reload” të RTV Dukagjinit flet për aplikimin e platformave të Inteligjencës Artificiale në portal

Drejtori Ekzekutiv i Telegrafit, Gentian Lluka, i ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk e sheh problem Inteligjencën Artificiale (AI) në median që ai menaxhon.

Lluka thotë se Inteligjenca Artificiale do të jetë vetëm një suport për punën e gazetarëve.

“Nuk e shoh ndonjë problem. Një pjesë të rritjes ndoshta e stopon, por për këta punëtorë që janë, AI do të jetë një asistent i jashtëzakonshëm. Ne kemi implementuar AI  thellësisht në Telegraf prej tre muajsh, derisa u testua edhe më herët”.

Ai thotë se Inteligjenca Artificiale ndihmon Telegrafin në shumë drejtime.

Lexo po ashtu Penalizimi i gjuhës shqipe, Lluka: Për mediat është jetike të zgjidhet problemi me Google

“Na ndihmon në redaksi me tituj, informata, sugjerime, sondazhe etj. Pastaj edhe në aspektin e biznesit na ka ndihmuar për të zgjidhur problemet e klientit në kohë rekorde me rezultate të jashtëzakonshme”, deklaroi Lluka.

“Ne kemi implementuar edhe teknologjinë A/B test për titujt e lajmeve. Titulli është shumë i rëndësishëm në lexueshmërinë e lajmeve, sigurisht ai duhet të jetë përmbajtësor”, shtoi ai.

I pari i Telegrafit megjithatë thotë se njeriu nuk mund të zëvendësohet nga Inteligjenca Artificiale.

“Pra është vetëm ndihmesë sepse në fund duhet njeri”, ka deklaruar tutje Lluka./Telegrafi/