Site icon Telegrafi

CEO i Netflixit konfirmon se kanë nisur përgatitjet për sezonin e dytë të “Squid Game”

Muaj pasi pushtoi botën nga stuhia e suksesit dhe i la fansat të kërkonin për më shumë, “Squid Game” i platformës Netflix më në fund u konfirmua se ka nisur punën për një sezon të dytë.

Drejtori i Përgjithshëm i Netflixit, Ted Sarandos ishte në një konferencë për të ardhurat e tremujorit të katërt me investitorët kur u pyet nëse do të ketë apo jo një sezon të dytë.

“Absolutisht. Universi i ‘Squid Game’ sapo ka filluar”, zbuloi Sarandos, duke treguar se fansat mund të shohin shumë më tepër sesa thjesht një sezon të ri, shkruan DailyMail.

Ai e vendosi “Squid Game” në të njëjtën kategori me serialet që ai sheh me potencialin për rritje jashtë serisë kryesore.

Ai veçoi gjithashtu seriale të tjera hit si “Bridgerton”, i cili do të nisë me sezonin e tij të dytë në mars dhe “Stranger Things”, i cili ka debutimin e sezonit të katërt këtë verë, gjithashtu në këtë transmetim të rafinuar me “Squid Game”.

Sarandos nuk ofroi detaje të tjera në lidhje me një sezon të dytë të serialit koreano-jugor, si për shembull anëtarët e kthimit të kastit ose nëse ekipi krijues do të jetë ende i paprekur.

Ndërsa deklarata e Sarandos është treguesi i parë nga Netflix se një sezon i dytë po ndodh, krijuesi i serialit Hwang Dong-hyuk tregoi se ka plane për të nisur punën.

“Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë. Kështu që pothuajse ndihem sikur nuk na lini zgjidhje”, tha Hwang për agjencinë e lajmeve AP.

“Por unë do të them se me të vërtetë do të ketë një sezon të dytë. Është në kokën time tani. Aktualisht jam në procesin e planifikimit”, shtoi ai.

Hwang shtoi se ylli i famshëm Lee Jung-jae do të rikthehet si personazhi kryesor Seong Gi-hun.

Seriali pasqyron një grup prej 456 personash të zgjedhur për të marrë pjesë në një seri lojërash të çuditshme dhe vdekjeprurëse për një shans për të fituar miliarda.

Sezoni i parë i serialit përfundoi me një avantazh të natyrshëm për një sezon të dytë, me personazhin Gi-hun që po kërkonte të kuptonte se kush po e drejton këtë lojë sadiste, në vend që të shihte vajzën e tij në Los Angeles.

“Squid Game” vendosi një rekord të ri si seriali më i shikuar i Netflixit në histori, me mbi abonentët që kanë harxhuar 1.65 miliardë orë duke shikuar serialin në 28 ditët e para të publikimit.

Seriali gjithashtu bëri histori duke u bërë seriali i parë televiziv në gjuhën jo-angleze i nominuar për Çmimet ‘Screen Actors Guild’, me katër nominime gjithsej. /Telegrafi/

Exit mobile version