Ferrari dhe Tesla nuk kanë shumë gjëra ë të përbashkëta përveç faktit që prodhojnë automjete të shpejta – edhe pse ata arrijnë në këtë rezultat në mënyra shumë të ndryshme.
Ferrari është zotuar që automjetet elektrike të përbëjnë 40 për qind të shitjeve të tij deri në vitin 2030, që do të thotë se Maranello mund të ketë një ose dy gjëra për të mësuar nga Tesla, transmeton Telegrafi.
CEO i Ferrarit, Benedetto Vigna, nuk turpërohet të pranojë se kompania italiane e themeluar në vitin 1939 në fakt ka shumë për të mësuar nga startup-i 20-vjeçar i EV.
Në një intervistë me Bloomberg, Vigna komplimentoi Tesla-n, duke e vlerësuar atë me ndryshimin e përshpejtuar brenda një industrie automobilistike të dominuar nga motori me djegie të brendshme. I pyetur se çfarë mësoi Ferrari nga Tesla, ekzekutivi tha se kontributi i madh që Tesla ka dhënë në industrinë e automobilave ishte “një thirrje zgjimi”.
“Gjërat më parë ndodhnin shumë ngadalë. Tesla tronditi industrinë dhe përshpejtoi proceset dhe vendimet. Ata ishin më të shpejtë dhe më të shkathët”.
Megjithatë Vigna nuk e sheh Tesla-n si një rival, edhe pse ai thotë se “Prancing Horse” është në rrugën e duhur për të zbuluar automjetin e tij të parë tërësisht elektrik në vitin 2025 përpara se ta sjellë atë në treg në vitin 2026.
“Për mua, është një makinë funksionale. Që ka për qëllim të shkojë nga një pikë në tjetrën”, tha ai kur u pyet se si e konsideron Teslën. /Telegrafi/