CEO i Ferrarit, Benedetto Vigna, po udhëheq kompaninë përmes një tranzicioni në të gjithë industrinë.
Kalimi në elektrifikim po bëhet shpejt normë dhe prodhuesi i automjeteve po përgatitet të lansojë modelin e tij të parë plotësisht elektrik në vitin 2025, transmeton Telegrafi.
Në një intervistë të gjerë me revistën Top Gear, Vigna tha se EV-ja e parë e kompanisë do të ishte “unike, një Ferrari i vërtetë”.
Dihet shumë pak për automjetin, derisa prodhuesi i automjeteve flet në përgjithësi kur diskuton modelin e ardhshëm, siç priren të bëjnë me makina të reja inovatore. /Telegrafi/