Sulmuesi turk Cenk Tosun, ka arritur te Evertoni nga Besiktasi duke nënshkruar kontratë prej katër vite e gjysmë.
Turku 26 vjeçar ka 25 ndeshje për kombëtaren, ishte pëlqyer shumë nga Sam Allardyce.
I fortë dhe luan me të dyja këmbët, ndërsa është një sulmues i lindur, pasi në 96 ndeshje ka shënuar 41 gola.
“Ndihem mirë që jam një lojtar i Evertonit”.
“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu dhe i lumtur që gjithçka që është bërë. Jam shumë i emocionuar që do të luaj për Evertonin”.
“Liga Premier është një ligë e fortë, e di këtë, kështu që forca ime fizike do të më ndihmojë. Gjithashtu mund t’i përdor të dyja këmbët njëjtë dhe besoj se jam një sulmues i mirë në zonë”, ka thënë Tosun.
Klubi anglez ka paguar 30 milionë euro, ndërsa lojtari do të ketë pagë prej 4 milionë euro. /Telegrafi/