Site icon Telegrafi

Ceni publikon këngën e re “Fuhle Dich”

Ceni (Foto: YouTube)

Këngëtari shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Ceni, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Fuhle Dich” titullohet kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Tekstin e këngës e ka shkruar vet artisti nën producimin e ‘Our Era Records’.

Ceni (Foto: YouTube)

Ndërkohë, për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Afrolix.

Videoja atraktive është realizuar në Zvicër dhe i është besuar produksionit ‘V.Production’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Hysen Sallauka (emri i vërtetë i këngëtarit) vjen me një paraqitje atraktive në klip, të cilin e ka kombinuar edhe me tematikën e kësaj kënge.

Krahas kësaj, Ceni ka sjell edhe disa këngë ‘cover’ të artistëve të njohur që u pritën mirë nga publiku.

Ai ka filluar të këndojë qysh në moshë të re dhe ka rrëmbyer vëmendje të madhe falë këtij zëri dhe stilit të veçantë të të interpretuarit. /Telegrafi/

Exit mobile version