Site icon Telegrafi

Celulari “i çon në pension”, në shitje mijëra kabina telefonike në Britani të Madhe – çmimi sa një pije në Prishtinë

Mijëra kabina telefonike tradicionale me ngjyrë të kuqe po u ofrohen komuniteteve për t’u përdorur për çdo gjë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet kanë njoftuar se pothuajse 4,000 kabinat e saj të telefonit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë duke u “shkatërruar”, pas rritjes shumë të madhe të përdorimit të celularëve.

Kështu që, për të bërë një shfrytëzim të tyre, që nga viti 2008, më shumë se 6,600 kabina telefonike janë marrë nga komunitetet për vetëm 1 funte, secila përmes programit “Adopt a Kiosk”.

Siç bëhet e ditur, kabinat e tepërta të telefonit janë shndërruar në mini muze historie, galeri arti dhe jo vetëm.

James Browne i BT tha: “Me shumicën e njerëzve që tani përdorin celular, kjo ka çuar në një rënie të madhe të numrit të thirrjeve të bëra nga kabinat”.

“Mijëra komunitete tashmë kanë dalë me një grup fantastik idesh për të ripërdorur kabinën e tyre të dashur lokale të telefonit”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version