Site icon Telegrafi

Celtic mposhtën më në fund në Skoci, Heartsi shkatërron rekordin e tyre historik

Celtic Glasgow ka dështuar të arrij një rekord spektakolar pasi është mposhtur sot (e diel) nga Heartsi.

Skuadra e Celticut në mënyrë spektakolare fitoi plot 69 ndeshje, por rekordi i tyre u ndal në gjysmë nga skuadra Hearts.

Kampionët në fuqi të Skocisë u mposhtën me rezultat të gthellë 4-0 nga Hearts në Premiershipin Skocez.

Lexo po ashtu Nga Juninho te Ian Wright: Këta janë 11 futbollistët tjerë të mëdhenj që kanë luajtur për Celticun (Foto)

Skuadra e Brendan Rodgers po synonte të bënte një rekord prej 70 ndeshjeve pa humbje që nga emërimi i tij në fillim të sezonit të kaluar, por u rrëzua në një humbje të rëndë në Tynecastle.

Thënë ndryshe, Celtic kishte plot 585 ditë që nuk kishte shijuar humbje.

Sulmuesi anësor David Milinkovic shënoi dy herë për në shtëpi, me Kyle Laffertyt që shënoi një herë dhe 16-vjeçarin Harry Cochrane gjithashtu që gjeti golin.

Lexo po ashtu FIFA zgjedh tifozët e Celticut si më të mirët e vitit (Foto)

Pavarësisht humbjes, Celticu ende janë dy pikë larg ndjekësit në krye të tabelës me 41 pikë.

Vendi i dytë mbahet nga Aberdeen në ndjekje të ngushtë me 39 pikë, ndërsa vendi i tretë është rezervuar nga Rangers me 36 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version