Celtic ka fituar finalen e Kupës së Ligës së Skocisë ndaj rivalit të urryer, Rangers, me rezultat minimal 1-0 në takimin e zhvilluar në Hampden Park të Glasgow.
Finalja e madhe e Kupës së Skocisë mes dy rivalëve të mëdhenj ka dhuruar aksion, emocione, por edhe fitues brenda 90 minutave.
Në fund ata që iu gëzuan triumfit ishin lojtarët e Celticut që fituan minimalisht sfidën pas një goli në pjesën e dytë.
Pjesa e parë e takimi u karakterizua me lojë më të mirë të Rangers, por edhe përkundër rasteve të shumta, nuk arritën të tundin rrjetën.
Goalless first-half in the #BetfredCupFinal. pic.twitter.com/4Xs5TYZexW
— Celtic Football Club (@CelticFC) December 8, 2019
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm Celtic që gjeten golin.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 60-të dhe ishte Christopher Jullien, i cili shënoi golin që doli të jetë i fitores 1-0 për Celticun.
🌟 STAR OF GLASGOW’S GREEN & WHITE! 🍀⚪💪#CelticFC is the 2019/20 #BetfredCup Champions! 🏆 pic.twitter.com/uhvJGcXL7D
— Celtic Football Club (@CelticFC) December 8, 2019
Rangers patën mundësi ideale të barazojnë rezultatin në minutën e 64-të pas ndëshkimit me të kuq të Jeremie Frimpong, por Alfredo Morelos humbi penalltinë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-0.
Kjo ishte hera e 19-të në histori që Celtic e fiton Kupën e Ligës së Skocisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/FantasticForre1/status/1203711766531903489