Arsenali dhe Celtici kanë rënë dakord për transferimin e Kieran Tierneyt.
Reprezentuesi skocez gjatë ditës së sotme do të udhëtojë drejt Londrës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të arrij edhe marrëveshje personale.
“Boys” janë të zhgënjyer me ofertën e propozuar nga Gunners, të cilët e kanë vlerësuar lojtarin 25 milionë euro.
Por, mosmarrëveshja mesa duket është zgjidhur pasi mbrojtësi i krahut të majtë duket se do të bëhet nënshkrimi i pestë i verës për klubin e Londrës së veriut.
Lojtari 22-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët kryesor të skocezëve për disa vjet dhe më parë ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të Manchesterit, Unitedit dhe Cityt.
Ndryshe, Tierney deri më tani ka pasur 105 paraqitje për gjelbërbardhët gjersa ka shënuar pesë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/