Celta Vigo ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Barcelonës.
Skuadra e Luis Enriques është befasuar në javën shtatë të La Liga, pasi janë mposhtur nga Celta Vigo me rezultat 4-3.
Golat në këtë u shënuan nga Pione Sisto (22’), Iago Aspas (31’), Mathieu (OG 33’) dhe Pablo Hernandez (77’) për vendasit, teksa për Barcelonën shënuan Gerard Pique (58’, 87’) dhe Neymar (63’).
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë takim.
Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë ishte Iago Aspas, i cili u notua me 9.1, teksa notën më të ulët e kishte portieri i Celtas, Sergio Alvarez, që u notua me 5.1. /Telegrafi/
Celta Vigo:
Barcelona: