Site icon Telegrafi

Cellino: Tonali nuk është në shitje, vetëm nëse Fiorentina na ofron Chiesan në këmbim  

Sandro Tonali (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Pronari i Brescias, Massimo Cellino ka deklaruar se Sandro Tonali nuk është në shitje – përveç nëse Fiorentina i ofron Federico Chiesan në këmbim.

Paris Saint-Germain thuhet se po kërkon të bëjë marrëveshje me Tonalin, sikurse që bënë para disa vite me Marco Verrattin.

Por, Cellino e bëri të qartë se Brescia është vendi më i mirë’ për mesfushorin italian të U-21 dhe lojtari i tij nuk është në shitje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Sandro Tonalit

“Unë nuk kam vendosur një çmim sepse ai nuk është në shitje”, ka thënë fillimisht Cellino për Gazzetta dello Sport.

“Kam folur me Sandron kohëve të fundit dhe ai është i vetëdijshëm se ky është vendi më i mirë për të”.

“Ai është një djalosh i sinqertë dhe ka një familje me parime të shëndetshme nga ana e tij”.

Tonali në aksion me një ndeshje me Italinë (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Ai do të na japë një dorë për të qëndruar lart dhe për të mbajtur veten në Serie A”.

“Fiorentina e ka shikuar atë për një kohë të gjatë dhe unë mund të jem i interesuar ta shes atë, por do t’i them atyre: a do të dëshironin ta shkëmbenin atë për Chiesan?”, përfundoi presidenti i Brescias. /Telegrafi/

Exit mobile version