Site icon Telegrafi

Celine Dion u përgjigjet kritikëve rreth peshës së saj: Nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve

Ylli amerikan, Celine Dion, iu është përgjigjur kritikave rreth trupit të saj sërish, derisa në Entertainment Tonight, diskutoi rreth kësaj çështje.

Pasi shtrëngoi bicepsin, këngëtarja tha: “A ka ndonjë gjë të gabuar me trupin tim? Bëj balet. Bëj stretching dhe stërvitem, gjë që ndikon te mendja, trupi dhe shpirti im.

Kur kthehem pas në kohë, kur isha 12 vjeçe, fytyra ime ishte më e rrumbullakët sepse kur je e re është paksa më ndryshe. Por unë kam qenë gjithnjë e dobët”.

Celine Dion (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images)

Celine më pas u shpreh se gjëra të tilla janë të zakonshme kur je në qendër të vëmendjes. “Nëse nuk doni që t’ju kritikojnë, jeni në vendin e gabuar”, ka thënë ajo. “Unë marr vetëm gjërat pozitive. Marr komentet që janë më të mira për mua. Për të tjerat kujdeset menaxheri dhe stafi im”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Celine Dion

Pas veshjeve që zgjodhi në Javën e Modës në Paris në fillim të këtij viti, Dion u tha kritikëve, “Nëse ju pëlqej, do jem aty, nëse nuk doni, më lini vetëm”.

Celine Dion (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images)

“Unë vesh gjithçka çka dua, unë zgjedh çfarëdo që dua”, tha ajo. “Dua të ndihem e fortë, e bukur, femërore, e ashpër dhe seksi”. /Telegrafi/

Exit mobile version