Telegrafi

Celine Dion, me tatuazh për bashkëshortin

Këngëtarja e njohur botërore, Celine Dion, në një intervistë për Vogue, ka paralajmëruar se së shpejti do të bëjë tatuazh rrahje e zemrës së bashkëshortit të ndjerë.

Producenti dhe këngëtari, Rene Angelil, ka ndërruar jetë shtatë muaj më parë.

“Qëkur bashkëshorti im u largua, mendoj ta bëjë tatuazh rrahjet e tij të zemrës, kështu që unë do t’i kam rrahjet e tij të zemrës në trupin time për gjithë jetën ”, është shprehur këngëtarja për Vogue.

Madje, gjatë intervistës ajo tregoi me dorë edhe se ku do të dëshironte ta bënte këtë tatuazh.

Këngëtarja, nuk njihet të ketë bërë ndonjëherë tatuazh, por ajo është shprehur se vdekja e bashkëshortit ia ndryshoi mendjen. /Telegrafi/