Site icon Telegrafi

Celine Dion raportohet se do të performojë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike – i ofrohet shuma 2 milionë dollarë për një këngë

Celine Dion raportohet se do të paguhet 2 milionë dollarë për të performuar të premten gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

Sipas TMZ, fituesja e çmimit Grammy, do të paguhet me këtë shumë të majme për të performuar vetëm një këngë.

Dion u pa duke hyrë në një hotel të Parisit të hënën, derisa një burim konfirmoi për Page Six se ajo pritet të performojë në eventin sportiv.

Foto: Celine Dion / BACKGRID

Dalja e saj në skenë, do të shënonte performancën e saj të parë publike në vite.

Në vitin 2021, këngëtarja e hitit “My heart will go on”, u desh të ndërpresë qëndrimin e saj në Las Vegas për shkak të sëmundjes.

Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse që tregojnë gjendjen e Celine Dion mes problemeve me sëmundjen e rrallë

Më pas në dhjetor të vitit 2022 ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me një çrregullim të rrallë neurologjik i karakterizuar me ngurtësi progresive muskulare.

Në dokumentarin e saj të fundit, “I am: Celine Dion”, artistja dha një pasqyrë më të madhe në betejën e saj sekrete shëndetësore. /Telegrafi/

Foto: Celine Dion / Prime Video
Exit mobile version