Site icon Telegrafi

Celine Dion ngjitet në skenë një ditë pas vdekjes së të ëmës dhe mban një fjalim emocional në AmericanAirlines Arena

Ajo performoi një ditë pas vdekjes së të ëmës dhe Celine Dion mbajti një fjalim gjatë koncertit të saj në Miami, Florida, për të ndarë disa kujtime të nënës së saj, Thérèse Tanguay Dion, nga skena e AmericanAirlines Arena.

“Jam shumë e sigurt që ju keni dëgjuar lajmet për vdekjen e nënës time, por unë jam duke bërë mirë”, tha ajo.

“Nëna ime ishte 92-vjeçe. Ajo ishte e sëmurë për një kohë të gjatë. Dhe ne e dinim që ajo nuk do të ishte me ne edhe aq gjatë”, vazhdoi Celine.

“Dy ditë më parë, ne morëm një telefonatë nga infermieret që po kujdeseshin aq mirë për të, duke thënë se koha e saj po vinte shumë shpejt. Kështu që natën e kaluar, unë u bashkova me vëllezërit dhe motrat e mia në Montreal dhe kaluam mbrëmjen afër saj”.

“Ne treguam histori. Kemi kënduar. Ne përqafuam njëri-tjetrin. Dhe ne i dhamë lamtumirën”, tha Celine. “Ne ishim të sigurtë që ajo priti të bëheshim bashkë dhe më pas t’i mbyllte sytë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Celine Dion

Këngëtarja 51-vjeçare ndau një video të ëmbël për nënën e saj në Instagram të premten, duke konfirmuar se turneu i saj do të vazhdojë pas raportimit të vdekjes së nënës së saj.

“Mama, ju duam aq shumë … Ne do mbajmë shfaqjen sonte për ju dhe do t’ju këndoj me gjithë zemër. Me dashuri, Céline”, shkroi ylli, në një fotografi tjetër familjare bardh e zi. /Telegrafi/

Exit mobile version