Site icon Telegrafi

Celine Dion nderon bashkëshortin e ndjerë gjatë shfaqjes finale në Las Vegas

Celine Dion e ka nderuar bashkëshortin e saj të ndjerë gjatë performancës së fundit në Las Vegas. Pas përfundimit të interpretimit, ajo i ka ftuar tre fëmijët e saj në skenë, ndërsa i kushtoi një pjesë të veçantë bashkëshortit të ndjerë, Rene Angelil.

Këngëtarja kanadeze u shfaq e emocionuar gjatë shfaqjes së një videoje të bashkëshortit të saj, i cili vdiq në janar të vitit 2016 nga kanceri i fytit në moshë 73 vjeçare, ndërsa djemtë e saj, Rene-Charles, Nelson dhe Eddy, i qëndronin pranë.

Celine Dion (Foto: Getty Images for AEG)

Dion kishte veshur një fustan të ndezur argjendi dhe mbante një buqetë me trëndafila. Ajo i tha audiencës: “Jam krenare dhe e përulur nga ajo që kemi arritur në The Colosseum që kur filluam 16 vjet më parë kur Rene dhe unë së pari ndanim këtë ëndërr”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Celine Dion

“Unë kam kaq shumë njerëz për të falënderuar, por më e rëndësishmja “faleminderit” shkon te fansat e mi, të cilët na kanë dhënë mundësinë të bëjmë atë që duam”, thotë më tutje Celine. /Telegrafi/

Celine Dion (Foto: Getty Images for AEG)

 

Exit mobile version