Këngëtarja e mirënjohur Celine Dion është veçuar gjithmonë nga publiku për zërin dhe interpretimin e saj të fuqishëm.
Të gjithë e mbajnë mend këngën e mrekullueshme “My heart will go on”, kolonën zanore të filmit “Titanic”.
Pas suskessit të jashtëzakonshëm që pati kjo këngë, Celine Dion është përzgjedhur për të qenë edhe këngëtarja e kolonës zanore “E bukura dhe Bisha (versioni real)”, i cili publikohet në mars të këtij viti.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një statusi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, ku ka thënë se ndjehet e lumtur dhe e privilegjuar që i është besuar një punë e tillë.
“Me kënaqësi ju lajmëroj se jam përzgjedhur për të inçizuar një këngë të re origjinale, “Si një moment mund të zgjasë përgjithmonë?” për filmin më të ri të Disneyt “E bukura dhe bisha”. Të bëhesh pjesë e një filmi kaq origjinal është vërtet një eksperiencë magjike, jam e nderuar që jam pjesë e këtij filmi sërish”, shkruan Celine Dion në postimin e saj. /Telegrafi/