Telegrafi

Celine Dion duket me humor të lartë, përpara kthimit të saj madhështor në skenë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Ajo është duke u përgatitur për të kryer shfaqjen e saj të parë, që kur u diagnostikua me sindromën e pashërueshme të personit të ngurtë, më shumë se dy vjet më parë.

Dhe Celine Dion dukej me humor të shkëlqyeshëm teksa ecte me fansat në Paris të enjten, përpara se të performonte në Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike 2024 të premten mbrëma.

Këngëtarja franceze, 56 vjeçe, u shfaq plot energji teksa bënte sikur po i binte kitarës dhe përshëndeti turmat, teksa dilte nga hoteli i saj në Qytetin e Dritave, shkruan DailyMail.

Ajo u dhuroi puthje fansave, përpara se të hipte në makinën e saj dhe të nisej për në një ngjarje.

Celine mahniti me një bluzë dhe pantallona “Dior”, të cilat i kombinoi me veshje të bardha dhe syze dielli.

E parë duke shkuar për darkë në qytet ishte Lady Gaga, e cila raportohet se do të bënte duet me Celine në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Këngëtarja u përshëndet nga një pritje plot entuziazëm në Paris, kur mbërriti në fillim të kësaj jave, duke pozuar për ‘selfie’ me fansat jashtë hotelit të saj. /Telegrafi/